Gjeli kacurrel qe po pushton internetin

Gjeli kacurrel qe po pushton internetit
Gjeli kacurrel

Dëgjohet pak e çuditshme, këndesi kaçurrel, por është e vërtetë. Por ky kaposh i çuditshëm tashmë është bërë tashmë një Starë në provincën e Henan në Kinën qendrore, por jo vetëm atje, por avash-avash por bëhet i njohur në mbarë botën, kuptohet jo duke udhëtuar vetë ai, por me ndihmën e internetit, fotot e këtij gjeli po bëjnë xhiron e botës… dhe arsyeja?

Bëhet fjalë për «kaçurrelat» që ka ky shpend. Në plan të parë duket se ky gjel ka vënë një paruke. Këndesi lindi prillin e kaluar dhe ishte një shpend i zakonshëm që nuk i ra në sy askujt. Por duket se me kalimin e muajve gjërat do të ndryshonin, si për kaposhin ashtu edhe për të zotin e tij.

Me pendë natyrale dhe pronari i tij Zhang Yang nuk mund të mendonte kurrë atë që do të ndodhte pas pak kohësh. Këndesit i ranë atë pendët e tij të para duke nxjerrë të rejat, ato dolën disi ndryshe. “Pendët u zhvilluan sikur të kishte bërë një krehje në parukeri. Onde dhe kaçurrela dhe një këndes kaçurrel po shfaqej në kotec”, thotë Zhang Yang duke mos i besuar syve të tij. Dhe sigurisht, nga atëherë blicet dhe fotografit nuk kanë reshtur pothuajse asnjë minutë, duke e bërë këndesin “Starë” të internetit por edhe të kotecit! Dhe jo më kotë, shikoni fotot e më poshtme dhe do ta kuptoni.

Pra, këto ishin disa nga qindra e qindra foto që i janë bërë këtij kaposhi. Ajo që të bënë përshtypje është edhe kombinimi i ngjyrave të pendëve të tij, është vërtetë fantastik. Nëse më binte rasti do të shkoja ta shikoja njëherë nga afër këtë gjel kaçurrel që i ka bërë për vete jo vetëm biologët por edhe personat që nuk para iu pëlqejnë shpendët. Çfarë mendimi keni ju për këtë gjel kaçurrel?!

 

Leave a Reply

avatar

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  Subscribe  
Notify of