Kec me tetë këmbë! Po kësaj i thonë mos e beso po deshe por është e vërtetë. Pronari i një ferme në verilindje të Kroacisë ngeli me gojë hapur kur pa që dhia e tij lindi ose si shprehet ndryshe polli një kec me… tetë këmbë. Por habia nuk ndalon këtu pasi kafsha ka dhe dy gjini, pra është edhe mashkull edhe femër , por njëra nga të dyja nuk është zhvilluar plotësisht.
E njëjta gjë vlen edhe për këmbët e tij ku katër nga të tetat janë atrofike. Veterineri që shkoi në fermë për të vizituar kecin i tha pronarit se ka mundësi që ngjizja ka filluar me dy keca ku gjatë zhvillimit janë bashkuar dhe ka ngelur vetëm një.
Shikoni edhe videon e më poshtme:
https://www.facebook.com/photo.php?v=791656784185484
Pra ky ishte dhe keci me tetë këmbë! Por asnjëri nuk mund të thotë me siguri se çfarë shkoi… shtrembët!