Kujdes: Telefonat jane me te ndotur se sa tualetet!

Kujdes Telefonat jane me te ndotur se sa tualetet!Kujdes: Telefonat jane me te ndotur se sa tualetet! Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri britanik i bërë kohët e fundit. Studimi i kryer kohët e fundit vërtetoi sipas studiuesve se telefonat celular kanë deri më 18 herë më shumë mikrobe nga ato që gjenden në një kazan tualete.

Kujdes: Telefonat jane me te ndotur se sa tualetet!

Studiuesit  e organizatës së mbrojtjes së konsumatorit “Which”, analizuan mostra nga 30 telefona celular të ndryshëm dhe zbuluan se përafërsisht një në katër ishte kaq i ndotur, sa kishte 10 fish më shumë bakterie (TVC) në lidhje me sasinë e lejueshme, që të mos infektojë sëmundje përdoruesit.

Eksperti i çështjeve shëndetësore Xhim Fransis, që ishte dhe përgjegjësi për testimet shprehu shqetësimin e tij për gjendjen e telefonave celular. Për shembull, një telefon ka 39 herë  më shumë enterobakterie se sa norma e lejueshme që përdoruesi të jetë i sigurt. Në studimin që u bë u gjenden edhe baktere të ndryshme por gjithsesi ato ishin brenda normës së lejuar.

Studiuesit theksuan se shumica e telefonave nuk kishin mikrobe që janë ndër të rrezikshmet për shëndetin njerëzor por edhe ato mund të shkaktojnë ndonjë sëmundje, pasi janë më të ndotura nga sa duhet, me pasoj që të krijojnë një terren për infektimin e ndonjë sëmundjeje, sepse bakteret shkojnë nga telefoni në duar.

«Njerëzit i konsiderojnë kazanët e tualetës si diçka të pështirë, por ato kanë më pakë baktere se sa telefonat e tyre», deklaroi studiuesja Seri Stanaguei.

Në një studim të mëparshëm të së njëjtës organizatë, ishte vërtetuar se disa tastiera kompjuteri kanë më shumë baktere të dëmshme se sa kanë kapakët e legenit të WC-së. Për këtë duhet të ruheni dhe nga tastiera e kompjuterit por edhe nga telefonat celular që janë më të ndotur se sa tualetet!

Check Also

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet e varesine ndaj substancave narkotike

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet me varesine ndaj substancave narkotike

Adoleshentët që përdorin rrjetet sociale në internet, si Facebook, përfundojnë që të krijojnë një varësi …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x