Mos po e beni kryqin gabim? (Fakte te reja)

Mos po e beni kryqin gabim? (Fakte te reja)
Imazh nga Philippe Lissac/Godong/Corbis

Për shekuj e shekuj të tërë kishat e përshkruajnë mënyrën e vdekjes së Jezu Krishtit ashtu si tregojnë dhe shumica e ikonave, domethënë duart i ka të shtrira në mënyrë horizontale në shtyllën e kryqit. Por duket se gjërat nuk qenka ashtu, pse e themi këtë? Kohët e fundit kanë dalë në dritë fakte të reja që tregojnë se vdekja e Tij ka qenë akoma më e fort dhe me më shumë dhembje dhe duart e Jezuit, ose e të dënuarve të tjerë, të ishin të shtrira lart kokës. Në këtë mënyrë vdekja bëhej më shpejtë për shkak të asfiksimit, ashtu si referojnë shkencëtarët, dhe jo nga mungesa e gjakut apo etja.

Në bazë të zbulimeve të grupit shkencorë që studion Pëlhurën në Torino, e cila duket se i përket një njeriut i cili vdiq pasi u kryqëzua, kryqëzimi bëhej në mënyrë (formë) Y, domethënë me duart të ngritura mbi kokë, dhe jo mënyrën e T (domethënë duart të mbërthyera në mënyrë horizonte me shtyllën) ashtu si përshkruhet në shumicën e ikonave.

Pëlhura e Torinos është objekti që është studiuar më shumë nga çdo gjë tjetër në të gjithë historinë. Mendimet e shkencëtarëve vërtitet nëse kjo i përket viteve të Mesjetës si një mashtrim apo në atë shëmbëllen vërtet fytyra e Jezuit, ashtu si kishin besuar disa. Gjithsesi, cila do qoftë e vërteta, në copën prej liri të Pëlhurës së Torinos, në të cilët duket në hije si një printim imazhi i një burri të zhveshur, dallohen edhe rrjedhje të cilat janë krijuar nga gjaku që ka rrjedhur nga parakrahët (nga duart deri tek gjuri) por edhe shumë shenja nga plagët.

Pavarësisht nëse Pëlhura është Biblike apo nga mesjeta, si deklaroi në revistën « New Scientist» Mateo Borini nga universiteti John Moores University i Liverpulit, «përbënë një mostër artistike të veçantë dhe të jashtëzakonshme dhe për inteligjencën njerëzore».

Pelhura e Torinos
Pelhura e Torinos

Në kuadër studimeve shkencore të vazhdueshme të Pëlhurës së Torinos por edhe të kryqëzimit të Jezuit, ekspertët nga Universiteti i Pavia në Itali arrijnë në përfundimin se Jezuit nuk u ekzekutua në formën që mendonim kaq shumë vite. /sq.siteluka.com/

Check Also

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet e varesine ndaj substancave narkotike

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet me varesine ndaj substancave narkotike

Adoleshentët që përdorin rrjetet sociale në internet, si Facebook, përfundojnë që të krijojnë një varësi …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x