Nena drogi foshnjen ky lajm ka bërë një gjykatë në Zelandën e Re që të shpalli fajtore një nënë 29-vjeçare për dhënie të kontrolluar të substancave narkotike foshnjes së saj 3-mujorshe nëpërmjet qumështit të gjirit.
Nena drogoi foshnjen
Nëna 29-vjeçare pranoi para gjykatës se ishte një përdoruese e rregullt e marijuanës, gjurmët e së cilës gjendeshin edhe tek qumështi. Ajo u akuzua përdhënie droge të një personi nën 18 vjeç.
“Kemi të bëjmë me një abuzim të fëmijëve dhe në këto rrethana, është e qartë se si foshnja, ashtu edhe nëna e saj kanë nevojë për ndihmë”, thuhet në vendimin e gjykatës e cila vendosi të caktojë një kujdestar për një kohë të pacaktuar për familjen.
Rasti i nënës 29-vjeçare është i pari i këtij lloji në Zelandën e Re, ndërsa bashkëshorti i saj do të përballet me akuza më të rënda që kanë të bëjnë me përdorimin dhe trafikimin e substancave narkotike të lehta.
Burimi:Top-Channel