RedLove molle apo domate?

Është një pyetje që duket e çuditshme por këtë mendon sapo shikon frytin e quajtur RedLove. Ky varietet i veçantë molle ka dalë në raftet e dyqaneve të Britanisë së Madhe këtu e dy vjet më parë. Mollët e kësaj kategorie nuk janë të kuqe e të bukura vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda!
Harrojeni ngjyrën e bardhe të mollëve tradicionale. Ky është fryti i një bujku që është munduar për rreth 2 dekada, më në fund molla e re që të kujton domate… është e vërtet.
Sipas mediave Britanike tashmë shumë prodhues mendojnë të kultivojnë këtë varietet të ri për ta disponuar në një shkallë më të gjerë.