Supa me pende peshkaqeni po ve ne rrezik peshkaqenet!

Supe me pend peshkaqeniNë mbarë botën, peshkatarët që peshkojnë për tregti po u bien kryq e tërthor oqeaneve për të gjetur peshkaqenë, të cilëve u heqin pendët dhe i hedhin prapë në det të ngordhur. «Ky lloj gjymtimi i tmerrshëm nxitet thjesht nga kërkesat për supë të kushtueshme [supë me pendë peshkaqeni]»,—njofton Science News.

Në gusht të vitit 2002, Roja Bregdetare e SHBA-së konfiskoi një anije havajane afër bregut të Meksikës, pasi zbuloi se ishte mbushur me 32 tonë pendë peshkaqeni. Në anije s’kishte asnjë pjesë tjetër nga peshkaqenët. «Kjo ngarkesë groteske nënkupton se janë masakruar të paktën 30.000 peshkaqenë dhe janë çuar dëm 580.000 kilogramë peshk,—thotë revista.—Sipas përllogaritjeve, përreth globit, flotat e peshkimit tani vrasin 100 milionë peshkaqenë në vit.»

peshkaqen te vrare per pendet
peshkaqen te vrare per pendet


Ndonëse në tregun e lirë pendët e peshkaqenit kushtojnë deri në 200 dollarë për afro gjysmë kilogrami, ekziston një kërkesë gjithnjë në rritje që mezi plotësohet

Leave a Reply

avatar

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  Subscribe  
Notify of