Ushqimi në festa, ja çfarë duhet të bëni kujdes

Ushqimi në festa, ja çfarë duhet të bëni kujdes

Ndonëse për shumë veta rastet festive janë një rast për të ngrënë sa më shumë, për një grup njerëzish janë një tundim i vërtet. Dhe kjo jo se nuk u pëlqen të han, por se konsumimi i disa ushqimeve mund t’iu kushtojë edhe jetën. Prandaj në këtë artikull do të trajtojmë ushqimi në festa, ja çfarë duhet të bëni kujdes.

Ushqimi në festa, ja çfarë duhet të bëni kujdes

Kirurgët e specializuar bëjnë thirrje që personat të cilët vuajnë nga hemorroidet duhet të bëjnë shumë kujdes me ushqimet. Por kujdesi më i madh duhet të bëjnë me ushqimet ne kohë festash, pasi janë të shumta si në shumëllojshmëri, ashtu edhe në bollëk.

Sipas mjekëve kirurg, ushqimet që duhet të shmangin ata që vuajnë nga sëmundja e hemorroideve janë:

  • Ushqime që janë të varfra  me fibra siç janë: ëmbëlsirat, djathërat, mish.
  • Pijet e gazuara, kafe, alkool.
  • Brumëra, bukë të bardh, makarona me miell të bardh.
  • Gatime pikante, të skuqura, të tymosura.
  • Ushqime të përpunuara që përmbajnë natrium me shumicë.
  • Në përgjithësi ushqime që janë të pasura me dhjam.
  • Ushqime që janë gatuar me shumë sheqer.

Ushqimet e lartë përmendura duhet të shmangen në mënyrë kategorike nga të gjithë ata që vuajnë nga hemorroidet. Këtë që duhet ta dinë edhe të afërmit e personave që vuajnë nga hemorroidet, që të mos i tundojnë ose detyrojnë të hanë këto ushqime që mund t’u bëjnë keq.

Cfarë ushqimesh mund të konsumojmë?

Por gjithsesi mos u ndieni keq, ka akoma shumë lloj ushqimesh që janë si të shëndetshme ashtu edhe të kënaqshme. Ndër ushqimet që mund të konsumoni janë:

  • Ushqime me përbërje integrale,  drithëra, bukë, makarona integrale dhe oriz të zi.
  • Ushqime rrënjore, në veçanti patate dhe rrepa.
  • Perime të freskëta ose të pagatuara, sallatë jeshile, ullinj, domate, sallator dhe karota.
  • Fruta të freskëta ose të thata, si mejdar, kajsi, zerdeli, kumbulla dhe mandarinë.

Dhe diçka të fundit, duhet të pini të paktën 6 deri në 10 gota uji në ditë. Madje sa më shumë uji të pini aq më mirë është. Këto ishin disa këshilla dhe sugjerime për sa përket kujdesit që duhet të tregoni gjatë ushqimeve në raste festive. Duhet të keni diçka ndermen gjithmonë: nëse nuk kujdeseni ju vetë për shëndetin tuaj mos prisni të kujdesen të tjerët. /Site Luka

Check Also

Si mund te dobesohemi ne kushte shtepie

Pesha e tepërt siç dihet nuk është fare e mirë, dhe këtu nuk po flasim …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x