Dyqani prototip kërkon nga vizitorët të paguajnë $5 thjeshtë për të parë

pagim 5 dollar thjesht per te pare
pagim 5 dollar thjesht per te pare

Nëse e keni dëgjuar nga tregtarët, kanë një shprehje që e përdorin, «Futu ne dyqan, mos bli gjë vetëm lërë pluhurin, ose që të duket se ka lëvizje në dyqan!». Por duket se ky fenomen është shtuar tej mase kohët e fundit, e madje aq shumë sa disa tregtarët janë mërzitur me këtë parim.

Pasi njerëzit futen në dyqan shikojnë e shikojnë mallin dhe pastaj futen në internet dhe nga aty i blejnë me çmime më të lira. Tani duke dashur që t’i japi fund kësaj situate, një pronar dyqani nga Australia shpiku një metodë prototip: ai u kërkon  ‘klientëve’ të tij që të paguajnë 5 dollarë thjeshtë edhe vetëm nëse futen në dyqan sa për t’i hedhur një sy produkteve të tij.

 

5 dollar per te hedhur nje sy

 


Por në rast se vizitori tashmë bëhet klient dhe ble diçka, i zbresin automatikisht ato 5$ që pagoi në hyrje. Por është e qartë së një metodë e tillë nuk i jep zgjidhje këtij problemi dhe ka gjasa që dyqani të humbasë një pjesë të madhe të klientelës. Por gjithsesi ekziston dhe ajo pjesë e njerëzve që nuk ka ndërmend që t’i drejtohet internetit për të blerë gjërat me çmime më të lira, por do vetëm të humbasë mendjen duke parë dhe të gjejë diçka që i pëlqen për ta blerë…
Pra si në shumë raste koha është treguesi më i mirë për të parë nëse një veprim është i mirë apo jo./sq.siteluka.com/

Leave a Reply

avatar

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  Subscribe  
Notify of