Fluturimet me te shkurtra me avion!

Fluturimet me te shkurtra me avion!Fluturimet me te shkurtra me avion! Disa mund ta konsiderojnë udhëtimin me avion si diçka të madhe por në kohën që po jetojmë është diçka krejt normale për shumë njerëz. Madje në disa vende është aq normale sa mund të themi që e përdorin avionin si përdorim shkallët lëvizëse nëpër qendrat tregtare nga një kat në tjetrin. Pse e themi këtë? Për faktin sepse ti pa u ulur mirë në ndenjëse duhet të ngrihesh përsëri pasi avioni ka arritur në destinacion.

Fluturimet me te shkurtra me avion!

Pas artikullit 10 aeroportet me ekstreme në botë menduam të bëjmë edhe një artikull këtu në Mos e Beso po Deshe dhe t’iu  paraqesim një listë me fluturimet më të shkurtra me avion. Lista përfshin kilometrat dhe kohën se sa minuta duhen për të arritur në destinacion.
Westray – Papa Westray, Skoci: Një distancë 2.7 kilometra do vetëm 47 sekonda por kompania Loganai e bën udhëtimin për dy minuta.
Caye Chapel – Caye Caulker, Karaibe: Distanca prej 3.9 kilometra mbulohet nga Maya Island Air me fluturimin që zgjat përafërsisht 2 minuta.
Connemara – Inishmaan, Irlandë: 6 minuta nevojiten për Aer Arann për të përshkruar distancën prej 16 kilometrash ndërmjet dy vendeve.
Hoolehua – Kalaupapa, Havai: Distancën prej 14.2 kilometrash që lidh dy ishujt, kompania Pacific Wings e përshkruan për 10 minuta.
Saipan – Tinian, Northern Mariana Islands: Një distancë prej gati 17 kilometra që lidh dy vendet Freedom Air e bën për gati 10 minuta.
Cayman Brac – Little Cayman, Karaibe: 10 minuta janë të mjaftueshme për kompaninë Cayman Airways për të përshkruar 19 kilometrat që lidh vendet.
Minami-Daito – Kita-Daito, Japoni: Fluturimi i Ryukyu Air zgjatë rreth 15 minuta për të bashkuar dy vendet me distancë 11 kilometra.
Papeete – Moorea, Polinezinë Franceze: Udhëtimi i Air Tahiti zgjatë gati 15 minuta për të bërë distancën e 17.7 kilometra nga një vend në tjetrin.
Kjo është lista e fluturimeve më të shkurtra me avion. Pra, siç e shikoni janë distanca që nuk duan më shumë se 15 minuta dhe madje 2 të parat përshkruhen për rreth 2 minuta. Dhe në top listën e fluturimeve me avion Karaibe ka dy vende. /sq.siteluka.com

Check Also

Fëmija thith gishtin

Fëmija thith gishtin; Pasojat që mund të ketë

Fëmija thith gishtin? A keni pyetur ndonjëherë veten se përse fëmijët thithin gishtin e madh? …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x