Saltdean Sizzler pica më djegëse në botë!

Pica me djegese
Pica me djegese

Emri i saj është Saltdean Sizzler dhe sipas një testi të kohëve të fundit që u bë nga Universiteti i Warwick, tregoi së kjo lloj pice është 3 herë me djegëse nga çili më e fortë në botë. Por jo vetëm kaq, ajo është akoma më e fortë edhe nga spreit piperi që përdor policia.

Prodhuesi i kësaj pice është britaniku Paul Brayshaw dhe pronar i picerisë Paul’s Pizza në Saltdean pranë Brighton, East Sussex. Ai referoi se gjatë një viti ka gatuar 1,307 pica ku nga këto vetëm 9 veta i kanë arritur që t’i përfundojnë të gjashta copat e picës. Ndër këta kanë qenë 8 burra dhe një grua, kurse të gjithë të tjerët janë ‘turpëruar’ sipas 32 vjeçarit Brayshaw.

Paul Brayshaw ka kontaktuar gjithashtu dhe me zyrën e Rekordeve Botërore Guinness për të konkurruar me recetën e tij si pica më djegëse në botë. Ndonëse ai tashmë është në pritje të një përgjigje nga Rekordet Botërore Guinness referoi se një përgjigje paraprake që ka marrë është se nëse mund të shesë 1 milion pica të tilla atëherë e ka të sigurt një vend në raftin e tyre.

Leave a Reply

Be the First to Comment!

avatar
  Subscribe  
Notify of